Rreth Nesh

Aktiviteti ynë ka nisur në Durrës, në vitin 1996. Sot, pas një pune të suksesshme ne jemi prezentë edhe në Tiranë, duke i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kërkojnë produkte dhe shërbime cilësore, dhe duke e bërë ceremoninë tuaj martesore festën më të përkryer, më të magjishme e të paharruar  të jetës suaj. Jo vetëm në sajë të përkushtimit, por dhe në sajë të një bashkëpunimi të frytshëm me emra prestigjiozë të modës ndërkombëtare të FUSTANEVE TË NUSËRISË, ne kemi bërë të lumtur mijëra çifte. Vlen të theksohet se me shërbimin tonë të DEKORIT shërbejmë në Shumë Qytete Të Vendit.

 

Kush nuk e di se sa stresuese është të kujdesesh për organizimin e ceremonisë së ëndrrave? Kush nuk e ka ëndërruar që fëmijë dasmën perfekte?
Në të vërtetë ne e konsiderojmë nusen një princeshë. Detyra e saj më e rëndësishme është të zgjedhë mes mundësive të mrekullueshme që ofrojmë, dhe sigurisht të kujdeset 100% për veten dhe relaksin. Duke na besuar, ju mund të jeni të qetë, e të merreni vetëm për estetikën dhe rehatinë tuaj në ditën që ju takoni të përjetoni gëzimin maksimal.
Ju mund të zgjidhni mes dhjetëra llojeve të ndryshme të dekorit, duke përmbushur kështu shijet dhe preferencat tuaja, si dhe duke ia përshtatur ambientit të zgjedhur.
Përveç kësaj, mes koleksioneve më të fundit italiane, franceze, amerikane e rumune ju mund të zgjidhni fustanin e ëndrrave tuaja. Të gjitha këto të dizenjuara nga emra prestigjiozë, enkas për t’ju bërë të ndiheni e veçantë, në një ditë si kjo.

Falë modeleve, cilësisë dhe çmimeve mjaft të favorshme, “Romancë (nga Parajsa)” pati një sukses në biznesin e nisur, i cili u zgjerua më vonë edhe në Tiranë. Që në fillimin e këtij aktiviteti janë ndjekur planet dhe strategjitë e nevojshme për të ecur në një vijë sa më të favorshme për klientët tanë brenda dhe jashtë vendit. Ndjekja e modës, profesionalizmi dhe risitë kanë qenë në qendër të imazhit të “Romancë (nga Parajsa)”. Çelës në suksesin tonë ka qenë tendenca për të arritur të jemi sa më afër dëshirës dhe kërkesave të klientit tonë. Çmimet mjaft të arsyeshme kanë bërë që shumica e klientëve tanë të mos kërkojnë një zgjedhje të dytë. Firma jonë është një firmë e kompletuar gjithashtu me staf për ORGANIZIM DEKORESH moderne në qendrën e biznesit si Blue Star (Durrës), në Kompleksin Tropikal (Durrës), Restorant Peza (Tiranë), Ferrara (Durrës), Holiday (Durrës), Palma (Durrës), Kolombo (Durrës), Belvedere (Durrës), si dhe në shumë vende te tjera mjaft të preferuara. Eksperiencat e reja kanë bërë që “Romancë (nga Parajsa)” të kërkojë rrugë të reja për të arritur kënaqësinë e klientit dhe komoditetin e zgjidhjes së të gjitha kërkesave të tyre.

 

Modelet e Fustaneve dhe Fotot:
modelet e shumta që www.ParajsaDekor.com dhe www.Romance.al vazhdon të ofrojë, pëlqehen mjaft dhe ju ndihmojnë që të shihni modelet më të bukura dhe moderne.

Ju urojmë lumturi në jetë dhe në veçanti. Në këtë ditë mjaft të veçantë!

Do të jemi në shërbimin tuaj në përfaqësitë tona në Durrës dhe Tiranë.

Nëse mendoni se keni koha juaj vlen, ju japim kohë nga koha jonë për të përfunduar çdo përgatitje për ceremoninë martesore, që ju të jeni të qetë në një ditë si kjo?

Qëllimi ynë është që të jemi vendi juaj i Romancës, Ne zgjidhim gjithçka për ju!

Dekorë Lokalesh

- Blue Star, Durrës
- Tropikal, Durrës
- Bar Restorant Peza, Tiranë
- Ferrara, Durrës
- Holyday, Durrës
- Palma, Durrës
- Kolombo, Durrës
- Belvedere, Durrës

Fustane Nusërie

Fustanet e nusërisë përbëjnë një pjesë të rëndësishme të shërbimeve të "Parajsës". Produktet tona të përzgjedhura nga llojet dhe markat më të mira me origjinë Francezë, Amerikane, Italiane dhe Rumune do t'ju mundësonin zgjedhje nga më të ndryshmet dhe modernet.

Zbukurime

Zbukurime do ta ndryshojmë me (Dekorë Makinash) dekori i makinave është një tjetër specialitet i "Parajsa". Aty kombinohen dukshëm ngjyra e makinës së preferuar me ngjyrën mbizotëruese të elementëve të dekorit, lloji i makinës (sportive apo klasike), dhe elementë të tjerë të veçantë..

Aksesorë

- Lulet
- Karficat
- Fustane për shoqërueset
- Fustane për vajza të vogla
- Shporta Petalesh
- Jastëk Unazash
- Ftesa Martese
- Konfeta